Lajme Shqip Thursday, 11 August 2011 12:31

Tiranë – Minatorët e Bulqizës, kanë hyrë në ditën e 18-të të grevës së urisë, gjë që ka çuar në përkeqësim të gjendjes së tyre shëndetësore.

Sipas mjekëve, tre prej minatorëve të ngujuar në nivelin e 14-të të minjerës, janë në gjendje të rëndë shëndetësorë.

Dje, minatorët grevistë kanë refuzuar për të disatën herë propozimin e kompanisë “ACR” që takimi të zhvillohet në qytetin e Peshkopisë duke ritheksuar kërkesën e tyre, që takimi të zhvillohet në Bulqizë.

Minatorët e Bulqizës kërkojnë rritje page 20-40 përqind, kushte më të mira pune, uljen e moshës së pensionit etj.