Ministra e deputetë në Kosovë kanë të punësuara gratë e tyre në ndërnarrje publike.
Gruaja e ministrit të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepit punon në Postë-Telekomine Kosovës ku merr 7 mijë euro pagë vjetore.
Gazeta Zëri raporton se në PTK është e punësuar edhe gruaja e ministrit të Bujqësisë Blerand Stavilecit e cila merrë 12 mijë euro të hyra vjetore në muaj.
Deputeti iPDK-së Bekim Haxhiu-Kamishi ka të punësar gruan në PTK me një pagë vjetore prej 12 mijë euro.
Ndërsa bashkëshortja e zëvendësministrit të Administratës Publike, Hajredin Hyseni, është e punësuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku paguhet 900 euro në muaj.
Në anën tjetër shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci ka të punësuar gruan në Ibër-Lepenc e cila merrrë një pagë vjetore prej 7 mijë e 960 euro.