Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 16:15

Gramsh – Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të një nate më parë në fshatin Taragjin të Komunës Lenie në Gramsh, kur nëntë vjeçari ishte duke u kthyer me bagëtitë për në banesën e tij.

Grupi hetimor i ndodhur në vendin e ngjarjes pasi kreu veprimet e para proçeduriale, dhe nga deklarimet e marra nga familjarët e të miturit si dhe nga këqyrja e kufomës, konkludoi se ky nëntëvjeçar me inicialet E.T, ka qenë duke kullotur bagëtitë në vëndin e quajtur “Qafa e Dushkut”, pranë fshatit Taragjin.

Në këtë kohë, kanë filluar reshjet e shiut të shoqëruara me shkarkime atmosferike, ku njëra prej tyre i ka shkaktuar vdekjen 9 vjeçarit.