Lajme Shqip Monday, 07 January 2013 16:43

Graçanicë – Policia e Kosovës ka arrestuar në Graçanicë disa serbë pas mbarimit të meshës së Krishtlindjeve ortodoks, njoftojnë medie të Beogradit e. Serbe.

Ministri i MPB Bajram Rexhepi i ka thënë Tjangut se janë arrestuar nëntë persona për shkak se kanë bartur simbole të atë ashtuquajturës “Mbrojtje civile serbe.” Ata kanë qenë në shoqërim të shefit serb të zyrës për Kosovën Aleksandër Vulin.

Zyrtarë serbë e kanë konsideruar këtë arrestim si “provokim të rëndë”.(Koha Ditore)