Lajme Shqip Friday, 09 March 2012 11:48

Graçanicë-  Drejtori i “Posta Srbije” në Kosovë  Rangjel Nojkiç ka deklaruar mbrëmë se dy punëtorë të kësaj ndërmarrjeje që po e bartin postën nga Serbia në Kosovë janë arrestuar te Dheu i Bardhë.

Sipas tij janë arrestuar Dragan Marinkoviç dhe Ratomir Trajkoviç nga Uglari i Fushë KOosvës dhe atyre u është paracaktuar burgim 48 orësh.

Për Tanjug Nojkiç ka thënë se ata janë arrestuar vetëm për shkak se me vete kishin  llogaritë e shpenzimeve për shfrytëzues “Telekoma Srbije”, për Total TV dhe ato të bankave afariste nga Serbia  që veprojnë në Kosovë . Ai e quan këtë  arrestim të motivuar politikisht. (Koha)