Lajme Shqip Thursday, 09 May 2013 14:14

Dibër – Në fshatin Sinë e Epërme të Dibrës, është grabitur përkrenarja e Skënderbeut, e cila ndodhej në muzeun e Heroit Kombëtar. Përkrenarja, siç raportohet, është grabitur bashkë me gjësende të tjera me vlerë, për t’u shitur për skrap.

Grabitja mendohet të ketë ndodhur dy net më parë, por vetëm dje banorë të fshatit kanë konstatuar se njerëz të panjohur kanë mundur të hyjnë brenda objektit historik dhe kanë vjedhur përkrenaren prej hekuri të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu si dhe sende të tjera që ishin vendosur në këtë objekt prej vitit 1978, në kuadër të 510-vjetorit të vdekjes së heroit.

Policia lokale ka nisur menjëherë hetimet dhe po punon për kapjen e autorëve, të cilët mendohet të jenë adoleshentë të zonës, raportojnë mediat e Tiranës.