Lajme Shqip Monday, 03 December 2012 17:34

TIRANË– Gjyqtari Neritan Tabaku është njohur sot me akuzën për shpërdorim detyre me pasoja të rënda, pasi u paraqit në prokurori.

Prokurori i cështjes Luljan Zonja ka deklaruar se Neritan Tabaku është zyrtarisht i pandehur. Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën, duke liruar nga burgu Ilir Xhakjan, i cili vrau kryekomisarin e Shijakut Adem Tahiraj.

Gjyqtari dyshohet se ka vonuar qëllimisht zbardhjen e vendimit që liroi Ilir Xhakjan, vrasësin e Shefit të Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Gjyqtari Tabaku është vënë në qendër të kritikave pas vrasjes së kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj nga Ilir Xhakja, një shtetas me disa precedentë penale, disa prej tyre për vrasje.

Pyetja që u shtrua pas vrasjes së komisarit ishte, si u lirua nga disa kalvare gjyqesh Ilir Xhakja, një person me CV të pasur kriminale.(B.W/LajmeShqip.com)