Lajme Shqip Monday, 19 December 2011 19:32

Frankfurt-Një psikolog ka thënë se Arid Uka, shqiptari nga Kosova që vrau dy ushtarë amerikanë në Aeroportin e Frankfurtit në fillim të këtij viti, është mendërisht i aftë dhe mund të mbahet përgjegjës për veprimet e tij.

Psikologu Norbert Lejgraf dëshmoi të hënën në një gjykatë shtetërore të Frankfurtit, se 21 vjeçari Arid Uka, me origjinë nga Kosova, nuk vuante nga ndonjë sëmundje mendore në kohën kur kreu vrasjet.

Uka përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet nën dy akuzat për vrasje dhe tri pika tjera të akuzës për tentim vrasje.

Nën ligjet gjermane, gjykata duhet të shqyrtojë të gjitha provat. Verdikti final pritet të merret më 19 janar.