Lajme Shqip Tuesday, 25 September 2012 16:23

Tiranë – Ndryshe nga një ditë me parë, tonet e të dyja palëve kanë qenë të qeta, por pozicionet të palëvizshme.

“Eshtë bërë qesharak zbatimi i ligjit për funksionimin e qarkut të Fierit dhe fenomene të natyrave të tjera, që kanë krijuar këtë lloj shteti në të cilin ne jetojmë sot, shteti i letrave edhe shteti i realitetit të moszbatimit të ligjit. Qëndrimi i Partisë Socialiste është që nuk do të ketë diskutim të ligjeve me tre të pestat, përderisa të plotësohen ato që ne deklaruam një ditë më parë”, tha deputeti socialist Pandeli Majko.

“Dje na kerkuat te bejme permbaruesin. Sot na kerkoni te bejme gjykates të Shkalles se Larte, por nuk e bëjmë dot as njërën as tjetrën. Ne jemi Komision Ligjesh ne shqyrtojmë projektligje. Cdo gjë që tjetër që na vihet mbi tavolinë është përpjekje për të mos kryer detyrën, refuzim për të kryer detyrën, është bllokim. Ne këtë nuk e bëjmë dot”, tha kreu i Komisionit Ilir Rusmali.

Socialistet u larguan sërish nga Komisioni i Ligjeve, kur demokratet nisen shqyrtimin dhe miratimin nen per nen te Ligjit per Gjykaten e Larte. Nje nga risite me te rendesishme te reformes ne gjykaten supreme te vendit eshte sanksionimi ne ligj i shnderrimit te saj ‘de fakto’ ne Gjykate Karriere.

Demokratet miratuan nje propozim te Euraliusit, per te shkruar ne ligj se anetaret qe vijne nga gjyqesori do te perbejne jo me pak se 75 për qind të Gjykatës së Lartë, duke i lënë kështu anëtareve qe zgjidhen nga Parlamenti, vetem 1/4 e vendeve ne Gjykaten  e Larte. Disa nga nenet e miratuara nga demokratet kane te bejne me Gjykaten Administrative, e cila nuk mund te ngrihet, nese ligji per Gjykaten e Larte nuk hyn ne fuqi. Gje qe, ne kete situate, duket e pamundur, pasi per miratimin e tij perfundimtar ne Parlament, duhet 84 vota, te cilat mazhoranca e vetme nuk i ka.

Një ditë më parë opozita i kërkoi mazhorancës plotësimin e disa kushteve për të shkuar në arritjen e konsensusit, siç është zgjidhja e problemit me kreun e qarkut të Fierit, miratimi i reformes parlamentare dhe zhbllokimi i fondeve nga qeveria për pushtetin vendor. (LajmeShqip.com)