Lajme Shqip Monday, 10 August 2015 11:48

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se shteti i tij është i gatshëm qysh nesër të rifillojë bisedimet me Kosovën në Bruksel, në nivel kryeministrash, por dinamika e takimeve nuk varet vetëm nga Serbia, por edhe agjenda e ndërmjetësueses Federica Mogherini.

Gjuriq, po ashtu ka thënë se arsye për vonesa është edhe politika neglizhente që aplikon qeveria kosovare, transmeton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

“Procesi i normalizimit të marrëdhënieve do të vazhdojë, po që se varet nga ne. Beogradi do që të bisedojë për trashëgiminë kulturore, atë fetare, për pronën dhe shumë çështje tjera, të cilat, megjithatë, duhet të paraprihen nga një marrëveshje për formimin e komunave serbe”, ka thënë Gjuriq për Danas.

Ai deklaroi se komunat serbe do të krijojnë lidhje direkte me Serbinë dhe do të bëhet financim i drejtpërdrejtë nga qeveria serbe.

I pyetur nëse Beogradi është i vetëdijshëm për përmbajtjen e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, e cila u prezantua nga Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë David McAllister, dhe që është përgjegjësi e kornizës negociuese.

Derisa tha se Bashkimi Europian ka qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës.

I pyetur lidhur me formimin e Gjykatës Speciale për krimet e supozuar gjatë luftës së fundit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ai pohoi se Beogradi “nuk beson në kapacitetin administrativ, por as në qëllimin e sinqertë të Prishtinës për të ndëshkuar autorët e krimeve të UÇK-së”.