Lajme Shqip Saturday, 26 November 2011 10:30

Gjirokastër – Policia e Gjirokastrës njoftoi sot se një vjedhes ikonash u ndalua, ndërsa dy persona të tjerë u shpallën në kërkim.

“Dy ditë më parë, vjedhesit kanë hyrë në kishën “Shën Thanasi”, në fshatin Bularat, rreth 25 km larg Gjirokastrës, duke grabitur 27 ikona mbi 200-vjeçare”, thuhet në komunikatën e policisë. “Vjedhja është bërë me qëllim përfitimi”, specifikon policia.

“Niko Cokaj, 36 vjeç, lindur  dhe banues në Skrapar, dyshohet si autori kryesor i grabitjes, tashmë i ndaluar, ndërsa dy bashkëpunëtore e tij nga Libohova, janë shpallur në kërkim”, thanë burimet zyrtare “Ky objekt fetar është vjedhur pesë herë gjatë 20 viteve të fundit”, sipas policisë.

Kisha e “Shën Thanasit” është një nga dy objektet fetare që ekzistojnë në fshatin Bularat. Ajo ndodhet në pjesën e sipërme të fshatit dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 1000 metra katrore dhe eshte objeki mbi dyshekullor me harkate, këmbanore, hajate, koçek, trapezeri etj..