Gjirokastër: – 350 policë të Drejtorisë së Policisë në Gjirokastër i janë nënshtruar trajnimit për zgjedhjet lokale të 8 majit në këtë qark.
Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë, mësohet se të gjithë punonjësit policorë gjatë trajnimit kanë marrë udhëzimet e nevojshme për të garantuar zhvillimin normal të zgjedhjeve dhe për të respektuar me rigorozitet ligjin. Për policët e trajnuar është shpërndarë edhe një libër xhepi i përgatitur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku jepen udhëzime mbi pozicionin e uniformave blu gjatë procesit zgjedhor.
“Policia nuk do të jetë palë në zgjedhje dhe do të gaantojë rendin dhe qetësinë si gjatë fushatës
elektorale, ashtu edhe në numërimin e votave” , tha zëdhënësi Gentian Mullai.
Në zgjedhjet e fundit në këtë qark polica e Gjirokastrës është vlerësuar nga institucionet ndërkombëtare për qëndrimin korrekt dhe me profesionalizëm.