Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 10:11

Gjirokastër – Njësia rajonale e qarkullimit rrugor në Gjirokastër ka arrestuar Sotir Beken, 48 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë në Gjirokastër, arrestimi i tij u bë, pasi në datën 18 mars, në aksin rrugor Gjirokastër- Sarandë, në afersi të varrezave të qytetit, ndanë rrugës nacionale, me automjetin e tij ka goditur një shtetas, duke i shkatuar vdekjen.

Pasi ka kryer aksidentin, autori është larguar menjëherë, por polica arriti ta identifikonte dhe ta arrestonte atë në qytetin e Sarandës.