Lajme Shqip Tuesday, 22 March 2011 19:09

Tiranë – Policia në Gjirokastër, në bashkëpunim me forcat belge dhe spanjolle policore, ka konfiskuar 200 kilogramë kokainë.

Në informatën e shkurtër për aksionin, thuhet se droga “ka udhëtuar” në relacionin Spanjë-Belgjikë-Shqipëri. Droga ka qenë e fshehur në paketime të posaçme të vendosura në teneqe për vaj nga palma, që shfrytëzohet për përgatitjen e kroasanëve.

Në aksionin janë arrestuar disa persona. Jozyrtarisht merret vesh se mes të arrestuarve është edhe pronari i firmës “Merentino”, e cila merret me tregti të kroasanëve.