Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 15:40

Gjirokastër – Pas dy muajsh nga çelja e aplikimeve për pjesëmarrjen e femrave në Policinë  e Shtetit, duket se interesimi i tyre ka qene i larte. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë ne Gjirokastër thanë se 44 femra nga i gjithë qarku i Gjirokastrës kane aplikuar për t’u bërë pjesë  e Policisë se  Shtetit.

Sipas të njëjtit burim, numri i aplikanteve për t’u punësuar ne radhët e Policisë së Shtetit është një shifër rekord krahasuar me vitet e mëparshme dhe se ky numër shënon rritje nga një vit në tjetrin.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë në Gjirokastër, Gentian Mullai, bën të ditur se, “pas aplikimeve të shumta në Polici në daten 4 nëntor do të zhvillohet një takim me të gjitha aplikantet, të cilat do të njihen me rregullat dhe përparësitë që paraqet konkursi që do të zhvillohet për të fituar të drejtën e vazhdimit të Akademisë së Rendit”.

Ai u shpreh se interesimi dhe numri i lartë i aplikimeve përbën risi për qytetin e Gjirokastrës, ndërsa regjistrimet do të mbyllen më datën 17 nëntor. Mësohet se ne qarkun e Gjirokastrës në  organet e policisë janë të punësuara aktualisht 30 femra, disa nga të cilat në sektore delikate dhe të vështira, siç është ai i qarkullimit. Gjithsesi, çelja e aplikimeve, sipas Mullait, u bë me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së femrave në Policinë e Shtetit.