Lajme Shqip Tuesday, 22 November 2011 09:00

Gjirokastër – Burime  nga drejtoria e policisë në Gjirokastër bëjnë të ditur se specialistët e kësaj drejtorie kanë identifikuar edhe  dy personat e tjerë të përfshirë në trafikimin e 10 kilogramë lëndë narkotike në autobusin e linjës Sarandë- Athinë, ditën e dielë, në pikën kufitare të Kakavijës.

Ndërsa policia kufitare arrestoi shoferin e autobusit, shtetasi që e kishte  nisur këtë lëndë nga Saranda dhe ai që do ta merrte në Athinë tashmë janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Për të bërë të mundur arrestimin e dy trafikantëve, policia ka nisur bashkëpunimin edhe me homologët grekë.