Lajme Shqip Sunday, 04 March 2012 12:56

Gjirokastër – Policia e Gjirokastrës goditi sot në mëngjez një grup trafikantësh të e lëndëve narkotike në malin Sopot mbi fshatin Lazarat edhe pse për 20 minuta uniformat blu u vunë në breshëritë e armëve të zjarrit të trafikantave.

Policia rajonale njoftoi se “në operacionin e mëngjezit të sotëm të koduar Prita” u sekuestruan 140 kilogramë mariuanë, u arestuan dy shtetas të përfshirë në trafik, u sekuestruan 4 armë zjarri, prej të cilave 2 kallashnikovë dhe 2 pistoleta dhe ka shpallur në kërkim 4 të tjerë si autorë në trafikimin e mariuanës dhe hapjen zjarr ndaj uniformave blu”.

Polcia vëri të ditur se aksioni u organizua në krye në malin e Sopotit mbi fshatin Lazarat nga ku po tarnsmetohej me tre mushka  lënda narkotike, me destinacion Sarandën e më tej, Greqinë.

Nga një automjet në lartësi të malit të Sopotit për të ngarkuar mariuanën e nisur nga Lazrati, u derdhën breshëri plumbash kllashnikovi mbi policinë për 20 minuta.

“Specialistët e policisë mundën të netralizojnë zjarrin dhe të arestojnë shtetasit Arben Ahmeti 46 vjec lindur dhe banues në Delvinë, i  cili ishte armatosur me armë zjarri Pistoletë, i dënuar më parë me 9 vite burg në Greqi për trafik të lëndëve narkotike. U arrestua gjithashtu Dhimitraq Rrapushi 36 vjec lindur dhe banues në Delvinë, i cili ishte i  armatosur me armë zjarri kallashnikov”, tha Policia.

Sipas saj, në situatën e vështirë, katër shtetas të tjerë duke përfituar nga terreni malor, u larguan, por ata janë të indetifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim.

Në vendngjarje Policia bllokoi 140 kilogramë mariuanë,  tre kafshë që po transportonin lëndën narkotik si dhe armët e zjarrit.