Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 22:02

Podgoricë – Në një prononcim të tij, që e transmeton Radio Evropa e Lirë, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, është shprehur qartë se “Gjermania nuk do të negociojë për ndryshimin e kufijve në Ballkan”.

Westerwelle bëri këto komente në Podgoricë, pas takimit me kryeministrin malazez, Igor Llukshiq.

Sipas shefit të diplomacisë gjermane, “rruga në Bashkimin Evropian shkon përmes demokracisë, reformave, bashkëpunimit dhe zgjidhjes paqësore të të gjitha konflikteve. Në këtë kontekst, kemi besim të plotë në qasjen konstruktive të Malit të Zi ndaj Kosovës. Ka vetëm një mënyrë për t’i zgjidhur konfliktet dhe ajo është dialogu”.

Gjermania nuk do të negociojë kurrë për integritetin territorial të vendeve të rajonit, ka thënë ai.

Me vizitën në Podgoricë, Westerwelle ka nisur turnuen në rajon që përfshin dhe Kroacinë e Kosovën.