Lajme Shqip Tuesday, 18 August 2015 19:17

Njëmbëdhjetë fluturime me avionë charter janë pacaktuar deri më 30 shtator 2015 për kthimin në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë dhe rajoni të cilëve u është refuzuar azili në Gjermani.

Ambasada Gjermane publikoi datat kur do të bëhet kthimi i tyre gjatë muajit gusht dhe shtator 2015

Emigrantët do të riatdhesohen nga Policia Federale/Landet Federale. Gjermania do te kthejë 770 azikërkues shqiptarë.

Datat e riatdhesimit

20.08.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë

26.08.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë

02.09.2015 rreth 70 shqiptarë / Data e saktë nuk është përcaktuar ende përfundimisht.

03.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë

10.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë

15.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 maqedonas

16.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 serbë

17.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë

22.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë

29.09.2015 rreth 70 shqiptarë

30.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë. /Oranews.tv/