Lajme Shqip Friday, 10 February 2012 14:59

Franfurt-Është dënuar me burgim të përjetshëm shqiptari nga Kosova Arid Uka, në lidhje me vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në Gjermani.

Ngjarja ndodhi në 2 mars të vitit të kaluar në aeroportin e Frankfurtit.

22 vjeçari i cili ka lindur në Kosovë por është rritur në Gjermani u dënua për dy akuza për vrasje dhe tre për tentativë vrasje.

Dy ushtarët amerikanë të vrarë po udhëtonin nga Britania e Madhe për në bazën ajrore në Ramstein pranë Frankfurtit.

Dy ushtarë të tjerë u plagosën rëndë nga incidenti, ndërsa ishte bllokimi I policisë gjermane që e pengoi Ukën të qëllonte një ushtar të pestë në kokë.

Gjatë gjyqit, Uka deklaroi se është radikalizuar nga videot propagandistike xhihadiste në internet.

Prokurorët thanë se ai donte të vriste ushtarët sepse po shkonin ti bashkoheshin misionit të NATO-s në Afganistan.

Megjithatë trupi gjykues arriti në përfundimin e Uka nuk ka patur kontakte me asnjë grup islamik. (LajmeShqip.com)