Lajme Shqip Friday, 18 November 2011 16:42

Tiranë – Gjendja shëndetësore e pretendentit të fronit mbretëror Leka I vazhdon të përmirësohet.

Zyra e shtypit e familjes të pretendentit të fronit mbretëror, duke iu referuar raportit mjekësor të Prof. Mentor Petrela dhe Dr Kliti Pilika, bën të ditur se Leka I tashmë i ka parametrat vitalë të stabilizuar dhe gjendja klinike është përmirësuar, ndërkohë që po vazhdon trajtimin e nevojshëm.