Lajme Shqip Saturday, 03 December 2011 15:15

Tiranë – Drejtori ekzekutiv i Carrefour, Xavier Thibonet, është gjendur i vetëvarur në banesën e tij, në një apartament në rrugën e Elbasanit, në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit konfirmuan sot se, Xavier Thibonet u gjet i vetëvarur te shtunën në banesën e tij, në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vetëvrasjes së drejtorit të Carrefourit.