Lajme Shqip Wednesday, 07 August 2013 12:17

Tiranë – Një 35-vjeçare nga fshati Sovjan i Korçës është gjetur ditën e sotme e vdekur në banesë.

Viktima është identifikuar si Bruna Pasholli, nënë e një fëmije të mitur. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar ne vdekjen e 35-vjeçares, por mësohet se viktima ishte e afërme e 51-vjeçarit, Edmir Jazxhiu, i cili 2 ditë më parë vrau më armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas veten në banesën e tyre në Tiranë.

Sipas bashkëshortit të viktimës, Freqi Pasholli, 35-vjecarja ishte shumë e lidhur me Edmir Jazxhiun, të cilin e kishte djalë prej halle dhe vrasja e dyfishtë e kishte shokuar atë. 
Në një intervistë për News24 ai tregon se sot në mëngjes pasi ishte larguar nga shtëpia, ajo i kishte thënë se nuk ndjehej mirë, por kur ishte kthyer e kishte gjetur të vdekur, raporton BW.

Trupi u dërgua në morg për ekzaminimin mjeko-ligjor. Policia ndërkaq ka nisur hetimet, ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar edhe shkakun e vdekjes.