Lajme Shqip Wednesday, 24 August 2011 10:22

Tiranë – Në orët e para të ditës së sotme (pas mesnatës), është gjetur e vdekur në rezidencën e saj, Ambasadorja e Çekisë në Tiranë, Marketa Fialkova.

Është konfirmuar se ambasadorja e Republikës së Çekisë në Republikën e Shqipërisë, Marketa Fialkova, ka ndërruar jetë papritmas.

Burime konfidenciale nga Policia e kryeqytetit kanë konfirmuar se ambasadorja 55-vjeçare u gjet e pajetë ne rezidencën e saj në Tiranë pak pas mesnatës.