Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 09:23

Në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë mbrëmë janë gjetur tre sirianë, njofton Klan Kosova.

Sipas  burimeve jo zyrtare të televizionit njëri nga sirianët e gjetur ishte  i lindur në vitin 1962 ndërsa dy të  tjerët ishin të vitit 1992 dhe 1994.

Në ndërkohë mjetir në të cilin janë gjetur sirianët besohet se ishte me targa bullgare.

Ekipi i Klan Kosovës me të marrë lajmin është nisur për në Han të Elezit ku është takuar me mjekun kujdestar të Qendrës së Mjekësisë Familjare në këtë qytet.

Ndërsa sipas mjekut kujdestar, gjendja e sirianëve ishte e rëndë si pasojë e dehidrimit dhe mos ngrënies ndërsa sipas tij pas marrjes së ndihmës së parë gjendja e tyre është përmirësuar.