Lajme Shqip Sunday, 09 August 2015 09:28

Kishte katër fëmijë të shëndoshë dhe secili prej tyre shkëlqente rreze drite në sytë e Hanife Behramajt, nga Oshlani i Vushtrrisë.

Ajo lutej që mbi fëmijët e saj të mos “bie” syri i keq, përkujdesej për ta sikurse për sytë e ballit, i mbronte me gjithë fuqinë që kishte dhe përpiqej që ata të mos i largoheshin për asnjë çast.

Lufta ndërkaq solli tragjedi të mëdha në jetën e saj. Vetëm pak kohë që prejse i kishte vdekur bashkëshorti Zymeri, kishte krisur lufta në Kosovë dhe Hanifja me fëmijët e saj ishte detyruar ta lërë shtëpinë dhe të ikën në pjesë të ndryshme të Kosovës, sikurse edhe shumë familje të tjera.

Fati kishte dashur që në përpjekje për një vend më të sigurt për veten dhe fëmijët, të rropatët në pjesë të ndryshme të rajonit të Drenicës, për të përfunduar në Abri të Poshtme të Skenderajt…/ZERI