Lajme Shqip Monday, 10 August 2015 18:09

Sezoni i verës si zakonisht është i ngarkuar për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje, dhe kjo më së miri reflektohet edhe në hyrje-daljet e kufirit të Republikës së Kosovës.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëshit të fundit, në territorin e Republikës së Kosovës, kanë hyrë 12005 vetura dhe kanë dalur jashtë kufirit 9055 sosh. Derisa, numri i kamionëve që kanë hyrë në vendin është 255, dhe 245 i atyre që kanë dalur jashtë Kosovës.

Autobusët që kanë hyrë në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, janë 329 dhe 280 i atyre që kanë dalur prej saj.

Ndërkaq, sa i përket numrit të personave që kanë hyrë, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit është 47231 dhe numri i atyre që kanë dalur është 31441.

Numri i këmbësorëve të kontrolluar në hyrje, gjatë 24 orëve të fundit, është 1744 dhe 1643 i këmbësorëve që kanë dalur nga Kosova.