Lajme Shqip Monday, 11 July 2011 21:30

Tiranë – Prania e madhe e insekteve helmuese dhe gjarpërinjve në rrethin e Elbasanit, shkaktoi panikë te banorët, njofton korrespondenti i MIA-s nga Tirana.

Paniku veçanërisht u rrit pas vdekjes së vajzës gjashtëvjeçare, e cila vdiq si pasojë e kafshimit nga gjarpri.

Mediet shqiptare njoftojnë se gjendja po bëhet gjithnjë e më alarmante. Banorët e kësaj zone kërkojnë që të ndërmerren masa përkatëse për asgjësimin e gjarpërinjve, pasi që siç thonë, kanë filluar “të shëtisin në rrugë”.

Vajza fatkeqe nga fshati Hajdaran, ka qenë mysafir te gjyshi dhe gjyshja, në fshatin malor Zavalin. Kafshimin nga gjarpri e ka marrë derisa ka luajtur në oborrin e shtëpisë. Sipas mjekëve, për shkak të largësisë së madhe të fshatit nga spitali i Elbasanit, vajza nuk ka arritur të shpëtojë gjallë.