Lajme Shqip Wednesday, 15 February 2012 23:23

Është publikuar sot spoti televiziv për promovimin e Kosovës në rrjetin më të madh mediatik amerikan, CNN.

Siç është raportuar edhe më herët, për këtë projekt Qeveria e Kosovës do të paguajë një milion euro.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, pati thënë se kjo fushatë do të fillojë më 17 shkurt, në katër vjetorin e pavarësisë së Kosovës, megjithatë fushata nisi 2 ditë më herët.

Ajo pati thënë se viteve të fundit, Kosova ka ndërmarrë një numër të fushatave promovuese, megjithatë, sipas saj, “këto kanë rezultuar me nevojën për vazhdimin e promovimit qoftë në nivelin politik, qoftë në atë të investimeve”.

Fushata e re mediatike, sipas saj, do të ketë për qëllim promovimin e potencialeve të Kosovës.

“Kjo fushatë do të fillojë më 17 shkurt në katër vjetorin e pavarësisë”, pati thënë Kusari-Lila.