Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 10:47

Prishtinë – Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën, Fernando Gentilini, në një deklaratë për situatën në veri, të dhënë pak më parë nga zyra e tij, vlerëson se “operacioni i kryer mbrëmë nga autoritetet e Kosovës nuk ishte i dobishëm. Ai nuk është bërë në konsultim me bashkësinë ndërkombëtare dhe BE-ja nuk e ka miratuar atë”.

Është thelbësore që situata të qetësohet tani dhe të kthehemi ku kemi qenë, thekson Gentilini, duke siguruar se EULEX-i është i gatshëm t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës në këtë drejtim.

Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën, Fernando Gentilini, thekson se “dialogu është e vetmja mënyrë që të zgjidhet çështja e vulave të doganave dhe të rivendosë tregti të lirë në të dy drejtimet. Veprimet unilaterale nga njëra palë apo tjetra nuk mund ta zgjidhin problemin”.