Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 14:35

Prishtinë – Përfaqësuesi i përkohshëm special i BE-së në Kosovë, Fernando Gjentilini, tha se detyra e tij për tre muaj të qëndrimit në Kosovë, do të jetë përgatitja e një pranie më të madhe dhe më të fuqishme të BE-së në Kosovë, për shkak të së ardhmes evropiane të Kosovës.

Kosova ka perspektivë evropiane dhe Bashkimi Evropian po investon shumë në Kosovë, prandaj angazhimi i ardhshëm do të jetë ndihma për Kosovën në rrugën drejt BE-së.

Kështu shprehet  Përfaqësuesi i Përkohshëm Special i BE-së në Kosovë, Fernando Gjentilini, pas takimeve të para me udhëheqësit shtetëror të Kosovës.

“Detyra kryesore e imja për tre muaj qëndrimit në Kosovë, do të jetë përgatitja e një pranie më të madhe dhe më të fuqishme të BE-së në Kosovë”.

Gjentilini  ka takuar presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi.