Lajme Shqip Tuesday, 07 February 2012 17:19

Tiranë- Ish-efektivi i Gardës së Republikes, Agim Llupo, i akuzuar për ngjarjet e 21 janarit, kërkoi lirimin nga paraburgimi sot,  në një seance të zhvilluar në Gjykatën e Tiranës.     

Mbrojtësi ligjor i të pandehurit Llupo, duke paraqitur kërkesën para trupit gjykues, pretenoi se,  klientit të tij i kishin mbarur afatet ligjore të paraburgimit.   Me këtë argumentim, avokati kërkoi lirimin e tij. 

Prokuroria, duke kundërshtuar mbrojtjen, ka paraqitur në Gjykatë kërkesën për zgjatjen afateve të praburgimit, me tre muaj të tjerë për Llupon, me argumentimin e thellimit të hetimeve për çështjen.

Faktikisht, seanca nuk zgjati shumë për shkak të tërheqjes se avokatit Genc Gjokutaj nga mbrojtja e Llupos pasi është angazhuar në mbrojtjen e një tjetër personi të akuzuar për këtë çështje, ish-komandantit të Gardës se Republikes Ndrea Prendi.     

Në këto kushte, Gjykata e ka shtyrë sancen për ditën e neserme, ku pritet të paraqitet edh avokati i ri i Llupos.

Ish -shefi i njësise operacionale të Gardës së Republikes, Agim Llupo, i arrestuar prej një viti akuzohet për vrasjen e një shtetasi gjatë demonstratës së dhuneshme të opozites në 21 janar 2011 para selise së Kryeministrise.

Gjatë kësaj  demonstrate, humbën jetën katër shtetas ndërsa u plagosen dhjetra të tjerë, civile dhe punonjës të rendit.