Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 17:33

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka marrë sot vendimin për zgjatje të afatit të paraburgimit dhe me tre muaj të tjerë për ish-gardistin Agim Llupo, konkretisht deri me 8 maj të 2012-tës.

Vendimi i Gjykatës erdhi pas një kërkesë nga Prokuroria për zgjatjen me 3 muaj të afatit në dispozicion të hetimeve ndaj tij.

Pas kërkesës së Prokurorisë, gardisti Agim Llupo ankimoi gjatë ditës së djeshme në gjykatën e Tiranës vendimin e Prokurorisë për shtyrje me tre muaj të afateve të hetimit.

Agim Llupo akuzohet për vrasjen e Ziver Veizit në hyrje të Kryeministrisë, në ngjarjen e 21 janarit.