Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 17:49

Prishtinë – Situata në veri të Kosovës, pas përpjekjes së Prishtinës për të dërguar njësitë speciale të policisë në pikëkalimet Bërnjak e Jarinje, mund të sjellë deri te incidente serioze, ka thënë ish-administratori i UNMIK-ut në Mitrovicë, Gjerard Galuçi.

Galuçi në blogun e tij, Outsidewalls.blogspot.com, ka tërhequr vërejtjen se Beogradi, i shtyrë nga presioni për t’u anëtarësuar në BE, mund të pranojë “rënien e veriut”.

“Prishtinës i është lejuar të luaj me zjarr, dhe këtë e trimëron edhe SHBA dhe ndihmës të tjerë ndërkombëtarë. Është e mundshme që Beogradi, i mbështetur për muri, të lejojë rënien e veriut. Serbët në veri mbeten në pozitë që të vendosin se a do të mbrohen”, ka thënë Galuçi.