Lajme Shqip Friday, 16 March 2012 18:00

Bruksel- Komisionari evropian për zgjerim, Stefan Fyle ka deklaruar se Prishtina duhet të organizojë zgjedhjet lokale në Kosovë, ndërsa Beogradi në Serbi.

“Zgjedhjet lokale në Kosovës duhet t’i organizojë Prishtinë, ndërsa në Serbi Beogradi. Të mos i ngatërrojmë më këto – kjo nuk është në frymën e aspiratës kah BE-ja”, ka shtruar Fyle në porosinë e tij të publikuar në Twiter.

Serbia ka shpallur zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe lokale për datën 6 maj, duke e deklaruar se ato do t’i mbaj edhe në Kosovës, përderisa përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në territorin e Kosovës.