Lajme Shqip Thursday, 01 March 2012 18:26

Brukesl – Komisioneri për zgjerimin Stefan Fule ka komentuar si positive hapat ndërmarrë sëfundmi në shqipëri për forcimin dhe bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitë në kontekstin e reformave institucionale.

Ky qëndrim i’u bë i ditur ministrit të jashtëm Edmond Haxhinasto gjatë takimit që ai zhvilloi me komisioneri në Bruksel.

“Një dialog konstruktiv politik do të sigurojë që Shqipëria të japë rezultate konkrete për zbatimin e marrëveshjes politike të nëntorit të kaluar, sidomos në reformën zgjedhore dhe reformën e rregullave të procedurës parlamentare. Shqipëria duhet të vazhdojë progresin në përmbushjen e 12 prioritete të Opinionit të Komisionit, me theks të veçantë në krijimin e një produkti të besueshëm në fushat e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”- u shreh Fyle.

Sa i përket angazhimit të komisionit për mbështetjen e kësaj përpjeke të politikës shqiptarë, komisioneri Fyle, ftoi politikën shqiptare që të fokusohen në reformat që kërkohen për arritjen e objektivit kombëtar që është integrimi i vendit në BE.

“Unë do të doja të theksoj edhe një herë se për një vend të ketë sukses në axhendën e tij është e rëndësishme që kjo të bëhet agjenda e tij kombëtare, për qeverinë, për opozitën dhe për shoqërinë civile. Një proces i vërtetë përfshirës është kyç për suksesin e Shqipërisë në përpjekjet e saj për reforma.”-përfundoi komisioneri Fyle.