Lajme Shqip Wednesday, 30 November 2011 10:42

Bruksel-Komisioneri evropian i zgjerimit, Stefan Fyle, pas takimit me ministren e integrimit të Kosovës, Vlora Citaku, ka theksuar përmes një deklarate, mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Komisionit Evropian për perspektivën e Kosovës drejt BE-së. Fyle, ka thënë se do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Kosovës për të përmbushur më tej perspektivën e saj evropiane, sidomos sa i përket vizave, një marrëveshje të tregtisë, si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së. Komisioneri evropian ka inkurajuar Prishtinën të vazhdojë angazhimin e saj siç ka thënë pozitiv në dialogun me Beogradin, i cili është planifikuar të vazhdojë përsëri sot. “Progresi në dialog do të ndihmojë për të sjellë të dyja vendet, Prishtinën dhe Beogradin më afër Bashkimit Evropian dhe t’i ndihmojë ato të përmbushin perspektivën e tyre evropiane”- ka nënvizuar Fyle.