Lajme Shqip Wednesday, 22 February 2012 17:40

Beograd- Eurokomisari për zgjerim, Shtefan Fyle deklaroi se është arritur përparim i rëndësishëm në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur është shtyer vendimi për ndarjen e statusit të kandidates, duke vlerësuar se atëherë para Serbisë janë parashtruar kushte të qarta dhe të arritshme që më 1 mars të sillet vendimi pozitiv.

“Këshilli Evropian në dhjetor të vitit të kaluar para Serbisë parashtroi kushte të qarta dhe të arritshme për prëfitimin e statusit të kandidates nga fundi i këtij muaji. Gjithsesi, nevojitet përpjekje serioze që të përmbushen ato kushte, por nuk është joreale të pritet se Serbia do të bëjë përpjekje për t’i përmbushur”, theksoi Fyle.

Në pyetjen nëse Serbia ka përparuar në përmbushjen e tre kritereve nga mbledhja e Këshillit evropian të mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar, ai u përgjigj se është arritur përparim i rëndësishëm në dialogun me Prishtinën.

“Ky është një fillim i mirë dh i inkurajoj të gjitha palët e interesuara që të bëjnë përpjekje plotësuese për zbatimin e asaj për të cilën është arritur marrëveshje”, porositi eurokomisari.

Fyle paralajmëroi se “sapo të arrihet përparim i dukshëm në përmirësimin e marrëdhënieve me Prishtinën”, KE-ja do të jetë e gatshme të rekomandojë hapjen e negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE.