Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 07:15

Durrës – Policia e qarkut të Durrësit ka bërë të ditur emrat e dy personave që të dielën në mëngjes u ndaluan, pasi në automjetin me të cilin ata udhëtonin u gjet rreth 1.2 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit heroinë dhe kokainë, por edhe armë zjarri.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit bënë të ditur për ATSH-në se Jetmir Hallunaj, 28 vjeç, dhe Klodian Shllaku, 27 vjeç, të dy banues në Shkodër janë ndaluar në afërsi të rrugës Fushë Krujë-Thumanë.     

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Benz me targa AA 381, drejtuar nga Jetmir Hallunaj, në një kuti kartoni të vendosur pas sediljes së shoferit u gjetën dhe sekuestruan në cilësine e provës materiale dy pako të mbështjella me natriban, njëra nga të cilat dyshohet se përmban lëndë narkotike të llojit kokainë, me peshe 527.45 gramë, ndërsa tjetra lëndë narkotike të llojit heroinë, me peshë 632.75 gramë. Bashkë me to u gjetën dhe dy pistoleta dhe një armë zjarri automatike, si dhe 123 fishekë.