Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 11:53

Durrës – Forcat e policisë po punojnë për identifikimin e personave, të cilët gjatë natës së kaluar kanë dëmtuar me eksploziv një urë pranë fabrikës së çimentos së Fushë Krujës.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur për ATSH-në se, “shpërthimi ka ndodhur sot rreth orës 02.45 minuta, te ura pranë fshatit Luz i Sipërm, në aksin e rrugës së vjetër Fushë Krujë-Laç”.

Ura e Luzit ndodhet pranë fabrikës së çimentos, 3 km larg Fushë Krujës dhe bashkë me pistat e tjera të mundshme, po hetohet edhe motivi i konkurencës, përfunduan burimet e policisë.