Lajme Shqip Tuesday, 14 August 2012 17:45

Prishtië – Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule është shprehur i bindur se negociatat për anëtarësim në BE do të jenë prioritet edhe i Qeverisë së re të Serbisë, porse përparimi i marrëdhënieve me Kosovën do të jetë i domosdoshëm për hapjen e negociatave, shkruan Koha bazuar në portalin EurAktiv.

Fule e quajti “gabim të madh” ndaljen e procesit të zgjerimit. Ai shfaqi bindjen se Serbia do të shënojë përparim në marrëdhëniet me Kosovën dhe e quajti “problem fondamental i cili qëndron në rrugën e hapjes së negociatave”, transmetojnë mediet e Beogradit.

Fule rikujtoi një varg detyrash që duhet të përmbush Serbia, të shtruara nga Këshilli i Evropës qysh në dhjetor të vitit 2011.

Në konkluzionet e dhjetorit të Këshillit theksohet se Serbia duhet të vazhdojë dialogun dhe të arrijë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që të marrë datën e fillimit të negociatave. (LajmeShqip.com)