Lajme Shqip Monday, 30 April 2012 16:12

Bruksel -Në debatin në të cilin u trajtua bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor, Stefan Fuele tha se shpreh keqardhje për vështirësitë që po paraqitën ne proçesin e  implementimit të marëveshjes së arritur në dialog.

Fule i bëri thirje të dyja palëve që menjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi t’i kthehen implementimit të marrëveshjes për statusin e Kosovës. Ai tha se është i pakënaqur me interpretimet si të Prishtinës ashtu edhe të Beogradit në lidhje me përmbajtjen e marrëveshjes. Fule përsëriti se marrëveshja për pjesmarjen e Kosovës në nisma rajonale ka përmbajtje të qartë dhe i lihet në dorën e organizatorit të konferencës që të vendosë se si do e shënojë emrin e Kosovës.

Komisoneri për çështje zgjerimi pranoi se kjo marrëveshje i mundësoi Serbisë marrjen e statusit të kandidatit. Mungesa e vullnetit për implementim të marrëveshjes, sipas tij, do ketë vetëm pasoja negative në aspiratat e Serbisë për integrime evropiane. (LajmeShqip.com)