Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 20:18

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të sjellë rezultate të prekshme.

Ka qënë kjo deklarata e komisionerit europian të zgjerimit Stefan Fule, i cili tha se se pret që bisedimet mes Kosovës e Serbisë të vazhdojnë në mënyrë aktive.

Ai pret që ky dialog të çojë në rezultate të prekshme dhe zgjidhje praktike për të mirën e qytetarëve të thjeshtë.

Siç raporton RTK, Fule, ka deklaruar se në takimin e fundit që pati me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e brendshëm serb Ivica Daçiç në Bruksel, i inkurajoi zhvillimet pozitive të kohëve të fundit në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Zëvendëskryeministri serb Daçiç, pas takimit ka thënë se Serbia mund të pres që BE-ja në dhjetor do t’i jep statusin e kandidatit, në qoftë se zhvillohet një dialog aktiv dhe në të cilin ka progres të vazhdueshëm.