Lajme Shqip Saturday, 16 July 2011 09:12

Prishtinë – Një njësit i specializuar i FSK-së është nisur dje pasdite nga Prishtina drejt Holandës, ku në qytetin Nijmegen do të marrë pjesë në një marshim 4 ditorë, nga 19-23 korrik, në mesin e mbi 5 mijë ushtarëve, përfaqësues të shteteve të ndryshme.
Ministri Agim Çeku, tha në ceremoninë e përcjelljes se kjo është hera e parë që FSK-ja është e ftuar zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes së Holandës për të marrë pjesë në këtë marshim, ndërsa përkujtoi edhe pjesëmarrje të tjera të suksesshme jashtë vendit.
“FSK po merr pjesë në trajnime, marshime, operacione edhe jashtë vendit, po stërvitet së bashku me ushtritë e vendeve të ndryshme të botës, dhe ka dëshmuar se e meriton të rreshtohet krah tyre”, tha ai.