Lajme Shqip Tuesday, 22 November 2011 10:56

Komandanti i Operacioneve në FSK, gjeneralmajor Kadri Kastrati, që nga sot do ta zëvendësojë gjenerallejtënant Sylejman Selimin në krye të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Gazeta “Zëri” ka mësuar se presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, si komandante supreme e kësaj force, tashmë ka nënshkruar dekretin, me propozim të kryeministrit Hashim Thaçi, që general major Kastrati gjatë tre viteve të ardhëshme të drejtojë FSK-në.

Gjithashtu merret vesh se ish-zëvendskomandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit, Kastrati, ishte një nga ushtarakët më të parapëlqyer nga oficerët e NATO-s për të zëvendësuar gjeneral Selimin, karshi komandantit të Forcave Tokësore, general majorit Rrahman Rama.

Dekretimi i gjeneral Kastratit pritet të ndodhë sot nga presidentja Jahjaga, në ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës të FSKsë, kur edhe do të bëhet ndërrimi i komandës nga Sylejman Selimi tek Kadri Kastrati.

“Zeri”