Kryeministri Rama ka bërë sonte një vizitë të paparalajmëruar në Qëndrën Spitalore Universitare. I shoqëruar nga Drejtorja e Përgjithshme Ogerta Manastirliu ai ka inspektuar mjekët e turnit të natës. Rama (në foto gjate nje takimi me stafin e QSUT disa dite me pare) para se të merrte detyrën e kryeministrit ka prekur shpesh temën e korrupsionit në shëndetësi.
“Duket se dhe vizita e beftë në QSUT sonte (e mërkurë) ka qenë në filozofinë popullore shqiptare se “frika ruan vreshtin” për të krijuar tek mjekët dhe infermieret frymën e përgjegjësisë për punën dhe frikën e ndëshkimit nëse bëjnë korrupsion. Reformat që kanë nisur në këtë spital që nga emërimi i Drejtores së re dhe rregullimi e pastrimi i ambienteve të jashtme e të brendshme kanë qënë në qëndër të vëmendjes së Qeverisë “Rama” që nga dita e parë e saj.