Lajme Shqip Monday, 12 September 2011 09:05

Tiranë – Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Lambrinidis do të vizitojnë sot Shqipërinë për të inkurajuar aktorët politikë shqiptarë të punojnë së bashku përprocesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimit për shtyp nga zyra e Komisionit Europian në Tiranë, ministrat Frattini dhe Lambrinidis do të takohen me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto dhe Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.