Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 14:28

​Ish-kreu i diplomacisë italiane dhe zyrtari i lartë në Komisionin Evropian, Franco Fratini, për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” ka thënë se iniciativa e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, për një ditë të përbashkët përkujtimi viktimave të konflikteve në Jugosllavi është një hap i madh, dhe se është dëm që nuk ka gjetur përkrahjen e Kosovës dhe Kroacisë.

“Kush mund ta mohoj se të gjitha viktimat e rëna në ish-Jugosllavi meritojnë respekt dhe dhembshuri”, ka pyetur ai, transmeton Indeksonline.

Fratini ka thënë se serbët duhet të nderojnë viktimat kroate, sikurse kroatët që duhet të përkujtojnë viktimat serbe, sipas shpirtit evropian.

Ai ka marrë si shembull Luftën e ll-të Botërore, duke thënë se “Pas milionave viktimave në Luftën e ll-të Botërore, themeluesit e BE-së, filluan pajtimin ndërmjet komuniteteve evropiane. Dhe ata patën sukses.”

Fratini poashtu ka thënë se Serbia duhet të jetë çelësi i stabilitetit rajonal në Ballkan.