Lajme Shqip Friday, 14 August 2015 10:21

Në veri të Francës policia ka kapur pesë persona të dyshuar për trafikim të refugjatëve. Ata sipas Prokurorisë Shtetërore fajësohen se i kanë ndihmuar refugjatët që të ngjiten fshehurazi në kamionët që kalonin pastaj tunelin në Kanalin e Lamanshit për të shkuar në Britaninë e Madhe.

Siç ka deklaruar të enjten prokuroria shtetërore në in Boulogne-sur-Mer, pesë personat ndodhen në paraburgim dhe po merren në pyetje nga organet përgjegjëse.

Katër nga ta janë me prejardhje shqiptare ndërsa e pesta është një franceze, shkruan SDA duke iu referuar agjencisë franceze të lajmeve AFP. Sipas qarqeve policore, pesë të dyshuarit kishin kontakte me një numër të madh shoferësh të kamionëve.

Për këtë arsye, para arrestimeve, policia në Francë po dhe në Britani të Madhe kishte bërë hetime të gjera.

Qindra refugjatë po provojnë prej sa ditësh me këmbëngulje në Calais që përmes trenave të kalojnë eurotunelin ose përmes trageteve kanalin e Lamanshit me qëllim kalimin në Britani.

Por, për shkak të forcimit të masave të sigurisë rreth eurotunelit dhe portit, kjo po bëhet gjithnjë më e vështirë.