Lajme Shqip Tuesday, 29 March 2011 20:55

Me qëllim  të koordinimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes Republikës së Kosovës dhe asaj franceze, në përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar,

Gjatë ditës së sotme delegacioni nga Prishtina ka vizituar Ministrinë e Drejtësisë, ku është pritur nga drejtoresha për çёshtje penale dhe amnisti, Maryvone Caillibbotte.

Në këtë takim është biseduar për mënyrën më të mirë për rritje të bashkëpunimit në mes prokurorëve nga Republika e Kosovës dhe prokurorëve nga Franca.

Kryeprokurori i Shtetit Ismet Kabashi tha se realizimi i kësaj vizite do ta lehtësoj  këmbimin ndërkombëtar të informatave në mes të dy shteteve, me qëllim të luftimit më të suksesshëm të krimit të organizuar dhe sidomos me qëllim të këmbimit të përvojave të dy prokurorëve.

Ndërsa Maryvonne Caillibotte, duke vlerësuar lartë sistemin prokurorial në Republikën e Kosovës, tha se realizimi i kësaj vizite është një hap i mirë mes Kosovës dhe Francës, që të fillojë të thellohet ky bashkëpunim mes Prokurorisë së Kosovës dhe Qeverisë së Francës.

Delegacioni nga Prishtina gjatë ditës së sotme është pritur edhe nga Francois Falletti, prokuror i Pёrgjithshёm pranё Gjykatёs sё Apelit në Paris.  Edhe në këtë takim janë shkëmbyer përvojat dhe është biseduar për mënyrën më të mirë për rritje të bashkëpunimit në mes prokurorëve nga Republika e Kosovës dhe prokurorëve nga Franca.

Edhe Francois Falletti, prokuror i Pёrgjithshёm pranё Gjykatёs sё Apelit në Paris, duke e falenderuar delegacionin nga Prishtina për vizitën, shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen e plotë për thellim të bashkëpunimit.

Kryeprokurori i Shtetit në të gjitha këto takime ka marrë premtimin e palës franceze se do të ftojnë prokurorët nga Kosova në Francë, për t’i tajnuar në luftimin sa më të suksesshëm kundër krimit të organizuar.